Ukraina publikon videon duke shkatërruar karvanin me tanke ruse

11 mars 2022 | 08:02

Ushtria ukrainase ka publikuar pamjet e shkatërrimit të një regjimenti me trupa ruse, ku ndodhej edhe komandanti, Kolonel A.Zakharov. Beteja raportohet të ketë ndodhur në Brovary, në verilindje të Kievit, tha Ministria ukrainase e Mbrojtjes, raporton A2CNN.

“Komandanti i regjimentit pushtues, Koloneli Zakharov, u likuidua gjatë betejës në Brovary dhe armiku pësoi humbje të mëdha”, tha ministria në Twitter.

CNN e ka lokalizuar dhe verifikuar videon e publikuar nga autoritetet ukrainase, ndërsa pamje të tjera dramatike treguan atë që kishte mbetur nga karvani rus

Forcat ruse po i afrohen Kievit nga verilindja dhe lindja, në përpjekje për të rrethuar plotësisht kryeqytetin e Ukrainës, ndërsa ushtria vendase po mbrohet me antitanket që ka në dispozicion.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë sulmuar për herë të parë dy qytetet ukrainase që…