OBSh i bën thirrje Ukrainës t’i shkatërrojë patogjenët e krijuar në laboratorë

11 mars 2022 | 08:38

Organizata Botërore e Shëndetësisë këshilloi Ukrainën që të shkatërrojë çdo patogjen të rrezikshëm që mbahet në laboratorët kërkimorë për të parandaluar “çdo rrjedhje të mundshme” që mund të dëmtojë publikun, raporton A2CNN.

Ashtu si shumë vende, Ukraina ka laboratorë të shëndetit publik që studiojnë sëmundje të rrezikshme te njerëzit dhe kafshët, përfshirë Covid-19. Disa nga këta laboratorë në të shkuarën janë mbështetur financiarisht nga SHBA, BE dhe OBSh.

Deri në këto momente ende nuk dihet se çfarë lloji patogjenësh dhe toksinash fshihen në laboratorët ukrainas./A2CNN

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pushtuesit rusë pa ndërprerë po sulmojnë qytetet e Ukrainës, objektet…