-10 gradë, Kurti e kryediplomatja gjermane mërdhijnë në Shalë të Bajgorës

11 mars 2022 | 15:22

E veshur me kapelë dhe shall, kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, ditën e dytë të qëndrimit të saj në Republikën e Kosovës, bashkë me kryeministrin Kurti kanë bërë përurimin e parkut të ri të erës “Selac Windpark” në fshatrat Selac dhe Bajgorë të Komunës së Mitrovicës.

Gazetari gjerman i ARD-së, Kai Kusestener, i cili ka qenë në këtë ngjarje, ka publikuar një fotografi, ku Baerbock dhe Kurti shihen të mërdhirë diku lartë në Bajgorë afër parkut të erës.

“Përurimi i parkut të erës në Kosovë. -10 gradë dhe bora që po bie. ‘Herën tjetër do të hapim një park me panele solare në verë’ ka thënë ministrja e Jashtme”, ka shkruar Kuestener.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Rritja e pa kontrolluar e çmimeve të…