Më 1 prill hidhet shorti i Kupës së Botës

11 mars 2022 | 17:03

Kupa e Botës e vitit 2022 është një hap më afër, pasi të premten, më 1 prill, do të hidhet shorti zyrtar për Kupën e Botës në vendin pritës, Katar. Pesëmbëdhjetë nga 32 skuadrat tashmë janë kualifikuar duke përfshirë vendin nikoqir, Katarin.

Nga Evropa, ish-kampionët, Gjermania, Spanja, Anglia dhe Franca, kanë prerë tashmë biletat e tyre për në Katar së bashku me Holandën, Kroacinë, Serbinë, Zvicrën dhe ekipin numër një në botë, Belgjikën. Dy ish-kampionë janë kualifikuar edhe nga Amerika e Jugut, Brazili dhe Argjentina, ndërsa Azia, Irani dhe Koreja e Jugut gjithashtu do të shkojnë në Katar.

Kualifikimet e kombëtareve të tjera rinisin në të gjithë globin më 24 mars. FIFA njoftoi se shorti do të hidhet të premten, më 1 prill, në Qendrën e Ekspozitave dhe Konventave të Dohas (DECC). Në ceremoninë e shortit do të marrin pjesë 2 000 të ftuar specialë dhe, në fund të ngjarjes, skuadrat më të mira në botë do të jenë në gjendje ta përcaktojnë rrugën e tyre për në finalen e Kupës së Botës. Ndeshja finale e Kupës së Botës do të zhvillohet më 18 dhjetor në stadiumin “Lusail” me kapacitet prej 80 mijë vetash. Turneu nis të hënën më 21 nëntor në stadiumin ‘Al Bayt’ në Al Khor, me një ndeshje ku do të luajë vendi pritës, Katari. Finalja do të luhet në stadiumin Lusail në Doha një javë para Krishtlindjeve të dielën më 18 dhjetor. 32 ekipet kombëtare që do të garojnë në ‘Katar 2022’ do të shpërndahen në 4 vazo me nga 8 ekipe secila. Është e rëndësishme të theksohet se në kohën kur mbahet shorti final, vetëm 30 skuadra do të kualifikohen për Kupën e Botës.

Si do të jetë shorti final i Kupës së Botës ‘Katar 2022’?

Dy vendet e mbetura do të plotësohen deri më 14 qershor pasi të jenë luajtur ndeshjet “play-off” interkontinentale. Aty do të luajnë: një Kombëtare e Concacaf kundër një Kombëtare të Oqeanisë dhe një Kombëtare Conmebol kundër një Kombëtare të Azisë. Në varësi të pozicionit të tyre në renditjen më të fundit të FIFA-s, çdo ekip i kualifikuar në Kupën e Botës “Katar 2022” do të vendoset në një vazo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se përgjigja e Bashkimit Evropian…