Donnarumma, afër largimit nga PSG-ja

11 mars 2022 | 17:06

Gigio Donnarumma pritet të largohet nga PSG-ja në afatin kalimtar të verës.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se trajneri i Italisë, Roberto Mançini, e ka telefonuar Donnarumma për ta qetësuar, ndërsa Juventusi është sërish i interesuar për yllin e PSG-së.

Portieri italian është në qendër të vëmendjes pas një gabimi të madh kundër Real Madridit në ndeshjen e dytë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma. I vetmi problem që duhet për “Zonjën e Vjetër” është paga e 23-vjeçarit që është 8 milionë euro në vit në Paris.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukraina ka organizuar 12 korridore të reja evakuimi, tha presidenti…