![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/04/tuchel-1.jpg)
Tucheli: Jam i lumtur që jam ende te Chelsea
Menaxheri gjerman, Thomas Tuchel, këmbëngul se është ende i lumtur te klubi anglez Chelsea.
Pronarit të Chelseat, Roman Abramovich, i janë ka ngrirë pasuritë pas pushtimit rus të Ukrainës, situatë kjo e cila ka ndaluar shitjen e klubit nga ana e tij. Ky veprim synon ta ndalojë miliarderin rus të fitojë para nga shitja e Chelseat. Për këtë situatë është pyetur trajneri Tuchel, i cili nuk ka ngurruar të tregojë se është i lumtur në “Stamford Bridge”.
“Nuk jam i sigurt nëse jam i shqetësuar, por jam i vetëdijshëm për këtë. Situata ndryshon pothuajse çdo ditë. Jam ende i lumtur që jam këtu dhe ende i lumtur që jam menaxher i një ekipi të fortë. E di që ka shumë zhurmë përreth”, ka thënë fillimisht Tuchel.
“Është një ndryshim mjaft i madh nga dje në sot, por ne nuk mund të ndikojmë, nuk e kemi shkaktuar situatën. Për momentin duket se biznesi, le të themi futbollistik, është pak a shumë i mbrojtur, por le të shohim. Ndihem i privilegjuar që kam mundësinë të përfshihem në ndeshje, stërvitje dhe futboll që dua”, ka shtuar trajneri gjermani.