Tahiri pas vizitës në Asamblenë Parlamentare: Aplikimi në Këshillin Evropian pa zhurmë por me shumë punë!

11 mars 2022 | 21:00

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri po merr pjesë në takimin e Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Keshillit të Evropës.

Deputeti i AAK-së u shpreh se në gjendjen momentale prioriteti i këtij institucioni është gjendja në Ukrainë.

“Vendet Evropiane janë të unifikuara në qëndrimet e veta për luftën në Ukrainë, por ende disi hezitojnë t’i thonë qendrimet qartë dhe saktë”, ka thënë Tahiri.

Ndërkaq, sa i përket procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Tahiri ka theksuar se ende ka shumë punë që duhen kryer.

Ndër të tjera, Tahiri shpalosi disa sygjerime në lidhje me procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Postimi i plotë i Tahirit në “Facebook”:

Në Strasburg të Francës, në takimin e Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Keshillit të Evropës, u diskutua për ‘sulmin e armatosur të Federatës Ruse ndaj Ukrainës’, me theks përgjigjen që Këshilli i Evropës duhet ta ketë.

Nga ky takim, dua t’i ndaj disa konstatime:

– Vendet Evropiane janë të unifikuara në qëndrimet e veta për luftën në Ukrainë, por ende disi hezitojnë t’i thonë qendrimet qartë dhe saktë;

– Kërkesa nga deputetë të vendeve të ndryshme për sa më shumë qartësi, disi tregon hezitimin që nuk do të duhej të ishte.

– Deputetët nga Ukraina duke folur në takim ma kthyen epokën e rëndë të luftës sonë të vitit 1999, kur kërkonim ndihmë, por ishim me besim të plotë në fitore. Mos të harrojmë 2.5 milionë refugjatë u deklaruan deri më tani!

– Raportuese u zgjodh norvegjezja Ingjerd Schou, nga partia konzervatore, lajm i mirë.

Ndërsa rreth anëtarësimit tonë në Këshillin e Evropës, ende ka shumë punë, më poshtë 5 pika/sugjerime:

1. Prioriteti i këtij institucioni është Ukraina dhe vetëm Ukraina;

2. Roli i Rusisë dhe vendeve aleate të saj janë jashtë ndikimit, pra tani për tani nuk kanë mundësi me na penguar;

3. Deklaratat se është momentumi i duhur për aplikim, duhet të studiohen seriozisht e mirë, me maturi, e jo me tifozëri. Sipas vlerësimit tim, nuk janë punët për deklarime pompoze, por për avokim strategjik e politikë ‘pa zhurmë’.

4. Urgjentisht duhet ta forcojmë me personel e kapacitete logjistike e buxhetore Konsulatën tonë në Strasburg.

5. Në prill (25-29) delegacioni ynë duhet të vijë këtu me plan konkret, deri atëherë mos të bëjnë shumë tweeta.

Kaq për sot nga Strasbourgu!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nexhat Çoçaj Në thundrën tënde ngjizen shikimet Duke ua vënë…