![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/06/D3157C19-2906-4DF8-A903-5340941C7A56.jpeg)
Sot nis Kampionati Botëror i Futbollit
14 qershor 2018
| 09:28
Kampionati Botëror i Futbollit nis sot me ndeshjen midis Rusisë nikoqire dhe Arabisë Saudite, në stadiumin Luzhniki të Moskës.
Tridhjetë e dy ekipe do të marrin pjesë në ngjarjen e madhe sportive, të cilat do të zhvillojnë 64 lojë gjatë 32 ditëve të ardhshme.
Ndeshjet do të mbahen në 12 stadiume, në 11 qytete.
Ngjarja pritet të tërheqë një milion e gjysmë tifozë në Rusi dhe një audiencë televizive globale prej mbi tre miliardë shikuesish.
Fituese e Kupës së Botës në vitin 2014 ka qenë Gjermania, e cila në finale ka mundur Argjentinën.