Oligarku rus shet shumicën e aksioneve të Vitesses

11 mars 2022 | 22:52

Oligarku rus Valeriy Oyf do të shesë pjesën e tij, apo shumicën e aksioneve në klubin holandez të futbollit Vitesse Arnhem pas luftës në Ukrainë, njoftoi të premten klubi.

“Valeriy Oyf ka vendosur të shesë aksionet e tij”, thuhet në komunikatën e Vitesses, duke shtuar se 58-vjeçari do të jap dorëheqjen nga bordi mbikëqyrës i klubit me efekt të menjëhershëm.

Vitesse, një nga klubet më të vjetra profesionale në Holandë, përfundoi në vendin e katërt sezonin e kaluar dhe aktualisht luan në Ligën e Konferencave të Evropës. Ata humbën ndeshjen e parë të 16-të të fundit kundër AS Roma të enjten (1-0) .

“Më dhemb shumë t’i them lamtumirë Vitesses, por në situatën aktuale po e marr këtë vendim të vështirë në interes të klubit, punonjësve, tifozëve, sponsorëve dhe palëve të tjera”.

“Unë jam ndjerë gjithmonë shumë i përfshirë në klub dhe kam shijuar paraqitjet e shkëlqyera”, ka thënë Oyf, duke shtuar se Vitesse do të mbetet në zemrën e tij.

Oligarku rus ka qenë nën presion për shkak të konfliktit në Ukrainë dhe sipas mediave holandeze, Oyf është i afërt me miliarderin rus Roman Abramovich, pronar i gjigantëve të Ligës Premier, Chelsea, i cili është vënë në shënjestër të sanksioneve britanike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milani do të luajë ndaj Empolit në kampionat, për tu…