Kryeministri Kurti merr pjesë në ditën e dytë të Forumit të Diplomacisë në Antali

11 mars 2022 | 23:49

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjesë vetëm në ditën e fundit të Forumit, të shtunën me datë 12 mars, ku do të jetë githashtu pjesë e panelit të diskutimit me temë “Përfaqësimi i Ndryshimit”.

Ai kishte anuluar pjesëmarrjen në ditën e parë dhe hapëse të Forumit të Diplomacisë në Antali të Turqisë.

Gjatë ditës së sotme ishte planifikuar që të merrte pjesë në hapjen e Forumit krahas krerëve të shteteve të ndryshme të botës, të realizonte disa takime bilaterale dhe të merrte pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Arsyeja e anulimit të pjesëmarrjen për ditën e parë ishte situata e krijuar nga rritja e çmimeve të produkteve bazike dhe nevojës për marrjen e masave nga qeveria.

Ndërkaq, sot në mëngjes ai bashkë me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock morri pjesë në inaugurimin e parkut të ri të erës në Selac dhe Bajgorë, të cilin kryeministri Kurti e vlerësoi si investim strategjik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditën e nesërme është paralajmëruar që në orën 11:00 do…