Bugajski çorton Lajçakun: Ukraina po digjet, ti flet për targa. Kosova në NATO menjëherë!

12 mars 2022 | 00:03

Anëtar i lartë në Fondacionin Jamestown në Uashington, Janusz Bugajski ka thënë se është koha që Kosova dhe Bosnja e Hercegovina të hyjnë në NATO.

Këtë koment e bëri përmes një reagimi në shkrimin e emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak në Twitter, ku ky i fundit njoftoi se ekspertët e Bashkimit Evropian kanë asistuar delegacionet nga Kosova dhe Serbia për ta gjetur mirëkuptimin çështjen e targave.

Ndërsa Bugajski i ka replikuar atij duke thënë se negocimi për targa derisa Ukraina po digjet dhe regjimet ruse e serbe po e destabolizojnë Evropën duhet të jetë një shaka.

“Kjo duhet të jetë një shaka. Ukraina po digjet, regjimet ruse dhe serbe po destabilizojnë Evropën dhe BE-ja po negocion targat? Është koha që Kosova dhe Bosnja të hyjnë në NATO”, shkroi Bugajski.

This must be a joke. Ukraine is burning, Russian and Serbian regimes are destabilizing Europe and the EU is negotiating license plates? Time for Kosova and Bosnia to enter NATO. https://t.co/3omvu0Um1Y

— Janusz Bugajski (@JBugajskiUSA) March 11, 2022

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Sot të gjithë ne po fitojmë lavdinë. Ukraina po i…