Rama: Nga sot çmimet e naftës në Shqipëri do të kalojnë në filtrin e transparencës

12 mars 2022 | 09:18

Pas rritjes së çmimit të naftës, në Shqipëri u krijua Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit. E prej sot në Shqipëri çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës dhe marzhi i fitimit të kompanive do të ngrijë.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka shtuar se nuk do të lejojnë abuzimin në kurriz të qytetarëve.

“MIRËMËNGJES dhe me konfirmimin se nga sot, me ngritjen e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit, çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës, për të mos lejuar asnjë abuzim në kurriz të qytetarëve dhe marzhi i fitimit do të ngrijë sepse kjo nuk është kohë për të nxjerrë fitime, po për të rezistuar të gjithë së bashku, ju uroj një fundjavë të mbarë”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një veturë ka marrë flakë në Rrugën “Bill Clinton” në…