![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/03/9C8E8F78-E565-491E-B57A-E36E8C5C7C21.jpeg)
Kurti: Një botë e bashkuar do ta ndalojë Putinin
12 mars 2022
| 18:02
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në margjinat e Forumit Diplomatik në Antalia të Turqisë, ka takuar ministrin e jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg, Përfaqësuesin e Lartë Ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt dhe mandatarin për krijimin e qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Kurti, përmes një postimi në “Twitter”, ka bëtë të ditur se temë e bisedës me diplomatët që takoi ishte agresioni rus në Ukrainë.
“Ne nuk duhet t’u dorëzohemi autokratëve askund dhe në asnjë kohë. Vetëm një botë e bashkuar dhe aktive demokratike do të ndalojë Putinin dhe do të parandalojë despotë të tjerë në të ardhmen”, ka shkruar Kurti.