![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/12/gjoba-1.jpg)
1 853 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
13 mars 2022
| 10:01
1 mijë e 853 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.
Janë shqiptuar edhe tri gjoba për mosrespektim të masave kundër Covidit.
Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 7 aksidente me të lënduar dhe 24 me dëme materiale.
Ndryshe, në 24 orët e fundit janë arrestuar edhe 17 persona dhe 14 janë dërguar në mbajtje.