Pochettino pas eliminimit: Humbja kundër Realit më la pa gjumë

13 mars 2022 | 11:44

Eliminimi nga Champions League ka shkaktuar shumë zhgënjim të PSG-ja dhe këtë e shpreh edhe trajneri Mauricio Pochettino.

Para ndeshjes së kampionatit, kundër Bordeaux, argjentinasi ka thënë: “Jemi të gjithë të zhgënjyer. Unë, lojtarët, të gjithë ata që janë pjesë e këtij klubi. Është një zhgënjim i madh. Tani kemi përgjegjësinë ta mbyllim mirë sezonin. Zhgënjimi i tifozëve është i njëjtë me ekipin, tani duhet të gjejmë motivimin e duhur për të fituar Ligue 1. Ky duhet të jetë motivimi për të vazhduar. Humbja kundër Real Madrid më ka lënë pa gjumë natën, më shkaktoi shumë zemërim dhe keqardhje. Kjo nuk do të thotë se nuk jam i fortë. Duhet të vazhdojmë përpara”, ka pohuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ndër çiftet më të komentuar që u krijua brenda…