Rritja e çmimeve, nis protesta e pestë në Tiranë

13 mars 2022 | 11:49

Dita e pestë e protestave kundër rritjes së çmimeve ka nisur sot në Tiranë.

Për më shumë se 3 orë e 30 minuta mijëra qytetarë protestuan ditën e djeshme për uljen e çmimit të naftës dhe produkteve bazë ushqimore.

Ata u mblodhën në orën 11:00 në Sheshin Skënderbej për të marshuar në drejtim të kryeministrisë.

Ndryshe nga tri protestat e para, e djeshmja kishte pjesëmarrje shumë më të madhe. Mesazhe kryesor ishte ulje e çmimeve të karburanteve dhe e ushqimeve, raportojnë  mediat në  Shqipëri.

Protestuesit i bënë thirrje qeverisë të plotësojë kërkesat, në të kundërt protesta nuk do të ndalet.

Edhe pse kryeministria mori masa për mbrojtjen e godinës, gjatë protestës nuk pati asnjë incident.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një prej modeleve më të suksesshme shqiptare është padyshim Kejvina…