Ukrainë, forcat ruse kanë rrëmbyer kryetarin e qytetit Dnjiprorudne

13 mars 2022 | 12:07

Forcat ruse kanë rrëmbyer kryetarin e qytetit jugor, Dnjiprorudne, ka thënë ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

Yevhen Matveyev mund të jetë kryetari i dytë ukrainas që dyshohet se është rrëmbyer, pasi njëjtë është raportuar të ketë ndodhur edhe me kryetarin e Melitopolit.

Kuleba ka thënë se “kriminelët rusë të luftës” kanë rrëmbyer Matveyevin.

“Sot, kriminelët rusë të luftës rrëmbyen një tjetër kryebashkiak ukrainas të zgjedhur në mënyrë demokratike, kreun e Dniprorudne Yevhen Matveyev. Duke marrë zero mbështetje lokale, pushtuesit kthehen në terror. U bëj thirrje të gjitha shteteve dhe organizatave ndërkombëtare që të ndalojnë terrorin rus kundër Ukrainës dhe demokracisë”, ka shkruar ai në “Twitter”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fitorja e Tiranës kundër Vllaznisë në Shkodër ishte një mesazh…