Paralajmërojnë gastronomët: Çmimet do të ngritën, s’kemi zgjidhje tjetër

13 mars 2022 | 12:29

Shoqata e Gastronomeve të Kosovës ka paralajmëruar ngritjen e çmimeve për shkak të ngritjes së çmimeve të produkteve të furnizimit. Kjo shoqatë kërkon që Tatimi mbi Vlerën e Shtuar të jetë 8 për qind në mënyrë që të dalin nga kriza në të cilën ndodhen.

Arian Vranica nga kjo shoqatë thotë se ngritje do ketë në të gjithë gastronominë.

“Nuk është që do rritet vetëm çmimi i makiatos, ka ngritje pothuajse të gjithave produkteve në sektorin e gastronomisë si pasoj e kostos së lartë së prodhimit dhe kostos së lartë së transportit dhe furnizimit gjë e cila ndikon në blerjen e produkteve nga furnitorët. Nuk është kjo një lloj vendimi, kjo është gradualisht, shkon në përputhje me gjendjen dhe me krizën e cila vetëm po shkon duke u thelluar. Kemi pa edhe çmimet e vajit, miellit, sheqerit, kripës po ashtu edhe të kafes”, thotë Vranica.

Derisa presin takim me Ministrinë Financave dhe Ministrinë e Tregtisë, ai kërkon nga Qeveria rishqyrtimin e kërkesave të tyre.

“Nuk është qëllimi me rreziku konsumin, por nuk kemi zgjidhje tjetër. Ose duhet të rriten çmimet ose duhet të rritet infomaliteti brenda bizneseve të cilat dëshirojnë ta ruajnë stabilitetin e çmimeve. Qeveria, Ministria e Financave, Ministria Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë t’i shqyrtojnë heqjen ose uljen e disa prej tatimeve, kostos së prodhimit. TVSH- ja në 8 për qind do të ishte një përkrahje e jashtëzakonshme për sektorin tonë dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, në mënyrë që të dalim sa me shpejtë nga kjo gjendje e krizës e cila po thellohet çdo ditë e më shumë”, tha ai për KP.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave në Britani të Madhe, Rishi Sunak, u…