Po negociojmë për zhbllokimin e miellit me Serbinë

13 mars 2022 | 12:35

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur një tur shpjegues me punonjës të sektorëve të ndryshëm për Paketën e Rezistencës Sociale, miratuar nga qeveria të shtunën.

Punonjësve të një fabrike mielli në Tiranë kryeministri u foli edhe për përpjekjet për të mos ndalur eksportin e grurit.

“Po negociojmë me Serbinë për të zhbllokuar sasi gruri dhe miell bllokuar atje bizneseve tona, dhe këtë po e bëjmë bazuar në Ballkanin e Hapur”, ka thënë ai.

Kryeministri Rama e vuri theksin se përse Paketa e Rezistencës Sociale i kushton një rëndësi të posaçme pensionistëve.

“36 milionë USD indeksim pensionesh dhe 30.000 lekë plus ata të vetmuar e invalid. Është një frymëmarrje për mos tu ndjerë me lakun në fyt”, ka shtuar kryeministri Rama.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e Gastronomeve të Kosovës ka paralajmëruar ngritjen e çmimeve…