Ndalohet prania e mediave në Irpin pas vrasjes së gazetarit amerikan

13 mars 2022 | 18:37

Mediat janë tronditur ditën e sotme, kur u raportua se një gazetar është vrarë në Ukrianë, teksa kishte shkuar aty për të raportuar mbi situatën.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, kryebashkiaku i Irpin, Oleksandr Mrkuscyn pas vrasjes së Brent Renaud dhe plagosjes së dy kolegëve të tij dha se do të ndalohet hyrja e gazetarëve dhe mediave në qytet.

“Nga sot ne i ndalojmë gazetarët të hyjnë në Irpin. Në këtë mënyrë duam t’u shpëtojmë jetën atyre dhe mbrojtësve tanë. U bëj thirrje të gjithë përfaqësuesve të mediave, si dhe të gjithë ukrainasve, të mos publikojnë ushtrinë tonë, pajisjet e tyre apo ndonjë gjë tjetër. tregon vendndodhjen e tyre! Është shumë e rëndësishme.” tha kryebashkiaku Oleksandr Mrkuscyn pas vrasjes së Brent Renaud dhe plagosjes së dy kolegëve të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Ferruçio Michelin “Formiche.net” Një analist i FSB-së, shërbimit sekret…