![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/06/413284.jpg)
Gjermani, parandalohet sulm me toksinë vdekjeprurëse
14 qershor 2018
| 14:51
Zyra e prokurorisë gjermane njoftoi sot se ka penguar një ekstremist islamik të kryejë një sulm me helmin vdekjeprurës ricin.
Sief Alah, 29 vjeç, me origjinë nga Tunizia, i cili u arrestua të mërkurën në Këln, filloi të blinte materiale nëpërmjet internetit kah mesi i muajit të kaluar, transmeton AP.