Evropa dhe Amerika e braktisëm, kush është vendi që mund të blejë naftë me çmim të ulët nga Rusia?

14 mars 2022 | 12:07

Pasi e braktisën Evropa dhe SHBA-ja të cilat i kanë shpallur sanksione të rënda kundër Rusisë, duke bojkotuar naftën dhe gazin rus, duket se Kremlini ka gjetur një blerës të ri për naftën.

Agjencia e lajmeve BBC shkruan se India po konsideron të pranojë një ofertë ruse për të blerë naftë të papërpunuar dhe mallra të tjera me çmime të ulëta.

India, e cila importon 80% të naftës së saj, zakonisht blen rreth 2% deri në 3% të furnizimeve të saj nga Rusia, por me çmimet e naftës në rritje Reuters thotë se qeveria indiane po kërkon të ulë kostot e saj të energjisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dashi: Juve që jeni në një lidhje duhet patjetër t’i…