Bie numri i rasteve të reja me Covid dhe i të vaksinuarve

14 mars 2022 | 15:00

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar vetëm 18 raste të reja me Covid.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 45 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.741 doza të vaksinës. Deri më sot 818.361 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 98.637 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 812 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 54 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.096. Në total numri i rasteve aktive është 637”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klinika Emergjente në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës ka ofruar…