Haradinaj kërkon nga Szunyogu ta mbështesë integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike

14 mars 2022 | 15:05

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim në takim shefin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nga i cili ka kërkuar që ta mbështesë Kosovën në rrugën euroatlantike dhe në procesin e dialogun me Serbinë.

Haradinaj ka thënë se dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Situata aktuale me theks të veçantë ajo e sigurisë, ishin temat e takimit të sotëm me Tomas Szunyog, shef i Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë.  Kërkova nga ambasadori mbështetjen e tij dhe të BE-së, për rrugën euroatlantike të Kosovës dhe gjithashtu për procesin e dialogut me Serbinë, që do të përfundojë me njohje reciproke dhe do të respektojë sovranitetin, integritetin territorial dhe kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…