Hodaj i IPK-së: Policët dhe doganierët e arrestuar u përfshin në mbi 400 vepra penale

14 mars 2022 | 15:57

Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Kushtrim Hodaj, ka thënë të hënën se zyrtarët e arrestuar nga policia dhe dogana ishin përfshirë në “mbi 400 veprimtari kriminale të veprës penale të marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Hodaj, në konferencën e përbashkët për media me kryeprokurorin Aleksandër Lumezi dhe drejtorin e policisë, Samedin Mehmetin, ka thënë se IPK-ja muaj më parë ka pranuar informacionet e para për zyrtarët e arrestuar.

“Ekziston dyshimi i bazuar se të arrestuarit janë të involvuar në qindra herë, apo mbi 400 veprimtari kriminale të veprës penale të marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”, ka thënë Hodaj.

Ai ka njoftuar se të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë dhe se ndaj zyrtarëve policorë është bërë rekomandimi për suspendim.

https://www.epokaere.com/aksioni-pika-kryeprokurori-lumezi-konfirmon-arrestimin-e-50-policeve/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova do ta shqyrtonte mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare…