Bisedimet Ukrainë-Rusi do të rinisin të martën

14 mars 2022 | 16:11

Negociatat në mes të Moskës dhe Kievit pritet të rinisin të martën, ka thënë këshilltari i Presidencës ukrainase, Mikhailo Podolyak.

Ai i ka bërë këto komente pas takimit të katërt që është zhvilluar të hënën, 14 mars, me qëllim të dhënies fund të pushtimit rus në Ukrainë.

Të gjitha rundet e negociatave kanë përfunduar pa marrëveshje.

“Është marrë vendim për një pauzë në negociata deri nesër”, ka thënë Podolyak në “Twitter”, pasi të dyja palët patën rritur shpresat gjatë fundjavës për arritje të një marrëveshjeje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…