Whitsitt, MVP në elitën e femrave

14 mars 2022 | 16:37

Xhiroja e 18-të në elitën e femrave, që u zhvillua në fundjavë solli përballjen mes kampiones së Kosovës, Penzës dhe fituesit të Kupës, Bashkimit.

Sfida u fitua nga vashat pejane 71:61, ku u dallua e zakonshmja Rael Whitsitt. Amerikania e mbylli ndeshjen me 24 pikë, 14 kërcime e gjashtë asistime, duke qenë më meritorja për fitoren e skuadrës pejane. Ajo u ndihmua nga kapitenia, Valbona Bytyqi me 14 pikë, katër kërcime dhe dy asistime.

Trepça shënoi fitore të pritur ndaj Kastriotit me rezultat të thellë, 29:113. Te skuadra mitrovicase ndeshje të jashtëzakonshme ka zhvilluar Tasharra Jeffries me 62 pikë, 11 kërcime, shtatë asistime dhe 16 topa të vjedhur. Lojë shumë të mirë ka zhvilluar edhe Alma Muzliukaj me 22 pikë, 11 kërcime dhe shtatë asistime.

Fitoren e 18-të nga po aq ndeshje e ka shënuar Prishtina, që mundi Vëllaznimin 114:40. Te skuadra prishtinase u dallua Sumeja Kosumi me 16 pikë, 12 kërcime dhe tri asistime.

Top pesëshja

Rael Whitsitt 24 pikë, 14 kërcime, 6 asistime
Valbona Bytyqi 14 pikë, 4 kërcime, 2 asistime
Tasharra Jeffries 62 pikë, 11 kërcime, 7 asistime, 16 topa të vjedhur
Alma Muzliukaj 22 pikë, 11 kërcime, 7 asistime
Sumeja Kosumi 16 pikë, 12 kërcime, 3 asistime

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mick Schumacher është ende i paqartë se çfarë pozicioni ai…