![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/03/Screenshot_1-132-600x360-1.png)
Prishtina fiton ndaj skuadrës izraelite në Ligën Ballkanike
14 mars 2022
| 22:27
KB Sigal Prishtina e ka nisur me fitoren fazën e dytë në Ligën Ballkanike, duke treguar se synon që të shkojë deri në “Final 4”.
Skuadra kryeqytetase mposhti sonte skuadrën nga Izraeli, Hapoel Galil Elion.
Në praninë e 1100 shikuesve, ndeshja e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve përfundoi me rezultatin 74:68.
Sigal Prishtina momentalisht renditet e dyta në Grupin C.
Ndeshja e radhës për Prishtinën është kundër Levskit në shtëpi më 31 mars.