City gabon ndaj Crystal Palace

14 mars 2022 | 23:04

Manchester City nuk ka arritur të triumfojë përballë Crystal Palace në Selhurst Park në ndeshjen që u mbyll pa gola (0-0).

Kevin De Bruyne, Joao Cancelo që goditi shtyllën, Aymeric Laporte e Riyad Mahrez, patën rastet e tyre në gjysmën e parë, në të cilën nuk pati gola.

Një tjetër shtyllë për Citizens edhe në fraksionin e dytë nga De Bruyne, porse goli nuk arrihej me gjithë rastin e mirë edhe të Bernardo Silva.

Vendasit rrezikuan me anë të Odsonne Edouard dhe në disa raste tjera kah minutat e fundit, teksa Cancelo e Laporte i bënë përpjekjet e fundit jo efektive për vizitorët.

Pas këtij barazimi, Manchester City ka katër pikë më shumë se Liverpooli, por Redsat kanë një ndeshje më pak të zhvilluar dhe e kanë mundësinë ta ngushtojnë diferencën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NATO-ja ka grumbulluar rreth 30 mijë trupa dhe 50 luftanije…