SHBA-ja: Kina është e gatshme t’i ofrojë ndihmë ushtarake Rusisë

15 mars 2022 | 00:08

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë me dije se kanë informacione se Kina është e gatshme t’i ofrojë ndihmë ushtarake dhe ushqimore Rusisë në kohën kur kjo e fundit po e sulmon Ukrainën.

Lajmin për CNN-in e ka dhënë një zyrtar i lartë në Shtëpinë e Bardhë. Merret vesh se Uashingtoni po përcjell këtë informacion edhe tek aleatët në NATO.

Edhe më herët gjatë së hënës, në takimin shtatë orësh në Romë, një ndihmës i lartë i presidentit të ShBA-së, Joe Biden, paralajmëroi homologun e tij kinez për “implikimet dhe pasojat e mundshme” për Kinën që duhet të ketë nëse mbështet Rusinë, tha një zyrtar i lartë i administratës.

Ditën e diel u publikua një tjetër lajm, në të cilin përmendej se Rusia i kërkonte ndihmë ushtarake dhe ushqimore Kinës, por ky lajm u mohua nga të dyja palët e përfshira.

ShBA-ja i ka bërë të qartë Kinës se, po qe se e ndihmon Rusinë në këtë luftë, do të përballet me sanksione të forta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti,…