PSG-ja me ofertë të majme për Leaon

15 mars 2022 | 14:23

Paris Saint Germain është gati që të rrëmbejë futbollistin më në formë të Milanit, Rafael Leao.

“La Gazzetta dello Sport” shkruan se klubi parisien ka gati një ofertë prej 70 milionë eurosh për klubin kuqezi dhe një pagë prej 6 milionë eurosh neto në sezon për anësorin portugez.

Për momentin prioriteti i Leaos është të mbyllë përfundimisht kapitullin Sporting, pasi CAS ka vendosur që Lille duhet të paguajë klubin portugez për prishjen e njëanshme të kontratës në vitin 2018, para se të transferohej në Ligue 1.

Këtë sezon futbollisti portugez ka shënuar 11 gola me fanellën e kuqezinjve, duke e ndihmuar që të marrë kreun e Seria A.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është…