![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/05/abdixhiku.jpg)
Abdixhiku: Kryeministër, të lutëm lidhe zëvendëskryeministrin
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është shprehur në formë më vulgare sesa zakonisht në Kuvendin e Kosovës.
Abdixhiku, në seancën e jashtëzakonshme të ftuar nga opozita për të diskutuar çështjen e rritjes së çmimeve, ka kërkuar në një formë brutale nga kryeministri Albin Kurti që ta ndalojë zëvendësin e tij, Besnik Bislimi të mos ia ndërpresë fjalën, derisa ishte duke folur në foltoren e Kuvendit të Kosovës.
“Kryeministër, të lutem lidhe zëvendëskryeministrin. Trego respekt minimal në fjalim. Mund ta bëjmë edhe ndryshe, por e keni mundësinë këtu në mikrofon në mënyrë tolerante të diskutoni. Lidhe”, ka thënë Abdixhiku.
Ndaj Abdixhikut ka reaguar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke kërkuar të respektohet kabineti qeveritar.