Bach: Masat ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë mund të shtohen

15 mars 2022 | 16:40

Pas fillimit të luftës në Ukrainë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) kërkoi nga shtetet dhe federatat ndërkombëtare të mos lejojnë sportistët nga Rusia dhe Bjellorusia të marrin pjesë në ngjarje sportive. Më pas u mor vendimi që këto dy shtete të përjashtohen nga Lojërat Paraolimpike Dimërore “Pekin 2022”.

Presidenti i IOC, Thomas Bach, ka thënë se masat mund të shtohen në të ardhmen. “Për momentin masat ndaj Rusisë e Bjellorusisë do të qëndrojnë këto që janë në fuqi, por kemi lënë të hapur çdo mundësi për ndryshimin e sanksioneve në të ardhmen. Për këtë gjë kemi pasur mjaft diskutime në këshill”, ka thënë Bach.

Më tej, numri një i olimpizmit botëror ka shtuar: “Të shohim nëse do të ketë një shtim të masave ndaj këtyre dy vendeve, por do të shohim se kur do të përfundojë lufta në Ukrainë. Në po monitorojmë situatën dhe të shohim nëse do të ketë një etapë tjetër të dënimeve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat ukrainase kanë publikuar një video të re të shkatërrimit…