Gotze ëndërron kalimin në Premierë Ligë

15 mars 2022 | 16:52

Mario Gotze ka kontratë me PSV-në deri në vitin 2024, por është i interesuar të transferohet në Premierë Ligë. Ëndrra e yllit gjerman është që ta fitojë Ligën e Kampionëve.

“Gjithmonë e kam bërë misionin tim që me të vërtetë dua ta fitoj Ligën e Kampionëve. Kjo do të ishte diçka që unë do të doja të arrij ende. Tani kam bërë hapin nga Bundesliga në Holandë për të parë dhe përjetuar diçka të re. Njohja vetëm Bundesligën, në të cilën luajta për 10 vjet. Megjithatë, me qëllimin tim të lartpërmendur, dua të luaj në nivelin më të lartë në Evropë, mundësisht në Itali ose Spanjë. Premierë Liga me garimin e saj të ekuilibruar gjithashtu më tërheq mua”, ka thënë Gotze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Princi William dhe Kate Middleton u martuan më 29 prill…