Sulmohen dy punëtorë të KEDS-it në Skenderaj
Në Skenderaj të martën janë sulmuar fizikisht dy punëtorë të KEDS-it. Njëri nga punëtorët e lënduar ka pranuar tretman mjekësor për shkak të lëndimeve trupore.
Lajmin e ka bërë me dije KEDS-i.
“KEDS ka pranuar me shqetësim informatën se sot gjatë ditës, në Skenderaj, derisa ishin duke e kryer detyrën e tyre zyrtare, dy punëtorë fillimisht janë kërcënuar dhe më pas njëri prej tyre edhe është sulmuar nga një konsumator, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore, ku pas marrjes së tretmanit mjekësor, është liruar për në shtëpi”,ka njoftuar KEDS-i.
Njoftimi i plotë i KEDS-it:
KEDS-i dënon ashpër sulmin ndaj punëtorëve në Skenderaj
KEDS-i ka pranuar me shqetësim informatën se sot gjatë ditës, në Skenderaj, derisa ishin duke e kryer detyrën e tyre zyrtare, dy punëtorë fillimisht janë kërcënuar dhe më pas njëri prej tyre edhe është sulmuar nga një konsumator, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore, ku pas marrjes së tretmanit mjekësor, është liruar për në shtëpi.
Sulmet që po u bëhen punëtorëve tanë, përpos që pengojnë realizimin e detyrave zyrtare, njëkohësisht rrezikojnë funksionimin e një prej hallkave kyçe të sistemit-elektroenrgjetik në vend.
KEDS-i fton organet e drejtësisë ta trajtojnë me seriozitet të lartë këtë rast, në mënyrë që kryerësit e kësaj vepre të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.
Njëherazi, KEDS-i i bën thirrje konsumatorëve që të bashkëpunojnë me ekipet në terren dhe të mos pengojnë procesin e punës.