Vitin e kaluar e nderoi Putini, prezantuesja e lajmeve jep dorëheqje dhe ikën nga Rusia

15 mars 2022 | 16:54

Prezantuesja e një prej stacioneve televizive më të rëndësishme ruse ka dhënë dorëheqje dhe është larguar nga vendi.

“Në fillim u largova nga Rusia sepse kisha frikë se s’do më linin të shkoja dhe më pas dhashë dorëheqjen”, i ka thënë Lilia Gildeeva, blogerit Ilya Varlamov.

Gildeeva ishte drejtuese i emisionit “Segodnja” (Sot), programi kryesor i lajmeve në mbrëmje në “NTV”, stacioni i tretë televiziv rus më i ndjekur në pronësi të kompanisë së gazit “Gazprom” dhe që mbron fuqishëm politikat e Kremlinit, shkruan “BBC”.

Në vitin 2021, prezantuesja është përfshirë në listën zyrtare të gazetarëve të presidentit Putin, të cilët kanë marrë letra falënderimi për “arritjet në zhvillimin e masmedias”. Në vitin 2008, Putini e ka falënderuar atë për “dhënien e informacionit dhe rolin aktiv shoqëror në zhvillimin e shoqërisë civile në Federatën ruse”.

Gildeeva është larguar nga Rusia pas protestës së mbrëmshme kundër luftës nga një gazetare gjatë një programi televiziv të “Channel One”.

Ndërsa prezantuesja e njohur, Ekaterina Andrejeva lexonte lajmin, pas saj është shfaqur Marina Ovsijanikova me një pankartë ku shkruhej: “Jo luftës. Mos i besoni propagandës. Këtu po gënjejnë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mario Gotze ka kontratë me PSV-në deri në vitin 2024,…