![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/07/ParisE.jpg)
Kulla e Eifellit rritet për gjashtë metra (video)
Kulla e Eifellit tash është për gjashtë metra më e lartë.
Kjo për shkak të instalimit në majën e saj të një antene digjitale radiofonike.
Vendosja e saj është bërë nëpërmjet një helikopteri dhe nuk ka zgjatur më shumë se 10 minuta.
Lartësia e kullës tani arrin në gjatësinë prej 330 metrash.
Gjatë ndërtimit të saj, kulla e Eiffellit ka kaluar monumentin e Washingtonit, duke u bërë struktura më e lartë në botë e ndërtuar nga njeriu.
Këtë titull e ka mbajtur për katër dekada, dhe që ia mori godina “Chrysler” e ndërtuar në Nju-Jork në vitin 1929.
Kjo mbetet një nga atraksionet më të vizituara në botë, sipas “Trip Advisor”.
Vendosja e antenave është bërë disa herë, çfarë ka bërë që gjatësia të ndryshojë disa herë.
Ndiqni pamjet nga vendosja e antenës mbi kullën e Eifellit, të publikuara nga “Reuters”.