Senati amerikan, unanimisht, shpall Vladimir Putinin kriminel lufte

16 mars 2022 | 10:48

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unanimisht, ka votuar rezolutën ku presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, shpallet “kriminel lufte”, raporton Reuters.

Rezoluta e paraqitur nga senatorja republikane, Lindsey Graham, dhe e mbështetur nga senatorët e dy partive, nxit Gjykatën Ndërkombëtare Penale në Hagë dhe kombet tejra që të shënjestrojnë ushtrinë ruse për hetime të krimeve të luftës të kryera gjatë pushtimit të Ukrainës të nisur më 24 shkurt të këtij viti.

“Të gjithë ne në këtë dhomë u bashkuam së bashku, me demokratët dhe republikanët, për të thënë se Vladimir Putin nuk mund t’i shpëtojë përgjegjësisë për mizoritë e kryera kundër popullit ukrainas”, ka thënë udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer.

No description available.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-shefi i CIA-s dhe ish-sekretar amerikan i mbrojtjes, Leon Panetta…