Kupa e Kosovës rikthehet me duele të ‘nxehta’

16 mars 2022 | 11:10

Kupa e Kosovës në futboll rikthehet në mesjavë me ndeshjet e fazës çerekfinale. Fituesit e trofeut në edicionin e kaluar, Llapi e mirëpret Gjilanin në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Këto dy skuadra u ndeshën edhe në fundjavë me ndeshjen e cila u mbyll baras 1-1 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan dhe i takoi javës së 25-të kampionale.

Takim tjetër i zjarrtë do të luhet edhe në Suharekë. Ballkani dhe Prishtina synojnë gjysmëfinalen. Suharekasit po kalojnë një sezon fantastik, ndërsa kryeqytetasit kanë gjetur rrugën e fitoreve pas një serie të gjatë negative. Drita, në anën tjetër, luan me Ulpianën në shtëpi, kurse sfida tjetër është në mes të skuadrës së Ligës së Parë, Ramiz Sadikut dhe ekipit të Ligës së Dytë, KEK-ut. Të gjitha ndeshjet zhvillohen me fillim nga ora 13:00.

Kupa e Kosovës

Të mërkurën takohen:
Ballkani – Prishtina
Llapi – Gjilani
Drita – Ulpiana

Të enjten takohen:
Ramiz Sadiku – KEK-u

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, është kanosur nga…