​Deputetët miratojnë në parim projektligjin për akcizën në produktet e duhanit

16 mars 2022 | 12:40

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për akcizën në produktet e duhanit dhe projektligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave. Ndërsa në mungesë kuorumi nuk janë miratuar tri projektligje të tjera.

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kërkuar që të mos sillet më në Kuvend, Projektligji për vetëqeverisjen lokale.

64 deputetë kanë votuar pro miratimit në parim për Projektligjin për akcizën në produktet e duhanit.

Numër i njëjtë i deputetëve kanë miratuar në lexim të parë edhe projektligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.

Ndërsa vetëm 53 deputetë kanë votuar për Projektligjin për tokën bujqësore dhe nuk ka pasur kuorum për këtë pikë. Kuorum nuk ka pasur as për votimin në parim të Projektligjit për kimikate. Për një nga seancat e ardhshme ka mbetur edhe votimi në parim i projektligjit për ushqim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Polica e Kosovës ka shpallur listën e rezultateve të testit…