Sonte zhvillohen ndeshjet e Ligës së Evropës

17 mars 2022 | 14:49

Liga e Evropës rikthehet sonte me ndeshjet e kthimit në fazën e 1/8 së finales.

Sonte në program zhvillohet shtatë takimet të ndara në dy orare. Vëmendja kryesore është në Stamboll atje ku Galatasaray e mirëpret Barcelonën me fillim nga ora 18:45.

Skuadra turke e cila mori rezultat pozitiv në “Camp Nou” (0:0), ka motiv të madh për ta eliminuar Barcelonën.

Sidoqoftë, këta të fundit janë favorit për të kaluar tutje, mirëpo nuk pritet ta kenë aspak të lehtë në një stadium që pritet të jetë i stërmbushur përballë tifozerisë së zjarrtë të Galatasarayt.

Sevilla në takimin tjetër kundër West Ham United në Londër synon ta mbrojë rezultatin (1:0) për t’u plasuar në fazën tjetër të kompeticionit.

Këto janë të gjitha ndeshjet e Ligës së Evropës:

Galatasaray – Barcelona (18:45)
Bayer L. – Atalanta (18:45)
C. Zvezda – Rangers (18:45)
Monaco – Braga (18:45)
E. Frankfurt – R. Betis (21:00)
Lyon – Porto (21:00)
West Ham – Sevilla (21:00)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe ministrja…