Tahiri: Gazsjellësi Amerikan, i domosdoshëm për Kosovën

17 mars 2022 | 15:21

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se gazsjellësi amerikan është i domosdoshëm për Kosovën.

“Tashmë kur gazsjellësi Trans-Atlantik (TAP), ka nisur transportimet e para të gazit, shtetet që janë pjesë e saj, jo vetëm se po sigurojnë burime energjie, por para së gjithash, po rrisin sigurinë nacionale.
Kosova, përkundër përpjekjeve paraprake, me hezitimin dhe paqartësinë nuk guxon të mbete e izoluar në aspektin e energjisë por edhe sigurisë”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Tahiri ka theksuar se tashmë, projekti i ri i gazsjellësit Amerikan duhet të qartësohet me urgjencë, që ta zëmë hapin e fundit për t’i dhënë vendit siguri energjetike dhe jo vetëm, por edhe të marrim vendime të guximshme për shtetin dhe gjeneratat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi nëpërmjet…