Me shkarkimin e Gërvallës, Kurti do t’i bënte nder vetes dhe Kosovës

17 mars 2022 | 20:21

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë sot se kryeministri Albin Kurti do t’i bënte nder vetes dhe Kosovës, nëse do ta shkarkonte ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Ajo ka thënë se shtete tjera janë duke punuar për sigurinë e shtetit dhe për politikën e jashtme.

“Unë besojnë që z. Kurti me largimin e Gërvalles do i bënte nder vetes dhe Kosovës  sepse në këtë situatë në të cilën është krejt bota, në një rend politik ku krejt shtetet janë bërë bashkë, të unifikuara, janë syçelë dhe shikojnë se çfarë të përfitojnë nga kjo situatë për të rritur sigurinë e shtetit, ne jemi në një proces ku nuk kemi asnjë informatë dhe asnjë takim të ministres, as të kryeministrit e as të presidentes”, tha ajo në T7.

Tutje, Musliu-Shoshi tha se Kosova nuk ka pasur dinamikë në politikën e jashtme.

“Nuk ka pasur do të thoja një dinamikë në politiken e jashtme. Nëse presidenti amerikan nuk të pret kjo ka një mesazh. E ai mesazh mendoj që duhet ta lexoj drejt edhe presidentja edhe kryeministri. Kjo do të thotë se ne duhet të punojmë më shumë dhe të forcojmë raportet me shtetet mike”, tha ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vllaznia e Shkodrës ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Pejës,…