Këto janë dokumentet të cilat duhet t’i keni gjatë vozitjes se automjetit

18 mars 2022 | 14:19

Policia e Kosovës nëpërmjet një njoftimi ka treguar se cilat dokumente duhet t’i posedojnë të gjithë vozitësit e automjeteve.

Policia ka bërë me dije se gjatë vozitjes, shoferët duhet ta kenë me vete patentshoferin,  certifikatën e regjistrimit të automjetit, etj.

Njoftimi i policisë:

DOKUMENTET GJATË DREJTIMIT TË MJETIT!

-Patentën e shoferit,

-Certifikatën e regjistrimit të automjetit,

-Autorizimin, nëse mjeti shfrytëzohet për drejtim jashtë vendit,

-Urdhëresën e punës ose autorizimin, të lëshuara nga institucionet publike apo private për drejtim të mjetit brenda vendit,

-Policën e sigurimit,

-Raportin evropian të aksidenteve: Shoferi – 50 euro/ institucioni i autorizuar – 500 deri 1500 euro

-Dokumentet për kualifikim të shoferëve,

-Certifikatën e vlefshme shëndetësore, kur me ligj parashikohet posedimi i saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Atletico Madridit, Koke ka folur për përballjen me…