A do t’ia shkaktojë Bashkimi humbjen e parë Prishtinës?

18 mars 2022 | 14:27

Në fundjavë zhvillohet xhiroja e 19-të në Superligën e Femrave.

Ndeshja kryesore zhvillohet mes Bashkimit dhe Prishtinës. Bashkimi që fitoi Kupën, ka rritur synimet duke synuar edhe titullin, ndërsa Prishtina është skuadra e vetme pa humbje në elitë, me 18 fitore, në po aq ndeshje të zhvilluara. Këto dy skuadra u përballën edhe në finale të Kupës, ku fituan vashat prizrenase, që kanë 12 fitore e gjashtë humbje në elitë.

Të shtunën përballen edhe Penza, kampione e Kosovës, që numëron 14 fitore e katër humbje, me Kastriotin, ndërsa skuadra ferizajase ka 18 humbje në po aq takime, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në elitë.

Takimi i fundit zhvillohet ndërmjet Vëllaznimit dhe Trepçës. Skuadra kuqezi ka katër fitore e 14 humbje, kurse mitrovicaset gjashtë fitore e 12 humbje.

Superliga e Femrave – Java 19

E shtunë
16:00 Bashkimi – Prishtina
16:30 Penza – Kastrioti

E diel
13:00 Vëllaznimi – Trepça

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës nëpërmjet një njoftimi ka treguar se cilat…