Komisioni Evropian: Shqetësimet e shqiptarëve mbi rritjen e çmimeve, legjitime

18 mars 2022 | 16:12

“Shtetasit shqiptarë, ashtu si edhe ato të gjithë Ballkanit Perëndimor dhe më tej, kanë shqetësime legjitime mbi rritjen e çmimit të karburantit dhe ushqimeve”.

Ky është qëndrimi i Komisionit Evropian (KE) pas protestave të ditëve të fundit në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si pasojë e rritjeve te çmimeve pas shpërthimit të konfliktit ushtarak në Ukrainë.

Duke iu referuar edhe arrestimeve të disa protestuesve dhe qëndrimet kritike të qeverisë ndaj protestave, Komisioni nënvizoi se “mbajtja e standardeve të BE-së për sa i përket të drejtës për t’u mbledhur paqësisht, si dhe mbrojtja e grupeve më të prekura, janë kërkesa të domosdoshme dhe monitorohen me vëmendje. Të gjithë palët duhet të ruajnë qetësinë dhe vetëpërmbajtën”, është thënë në përgjigjen e KE-sëndaj pyetjeve mbi këtë çështje.

Komisioni Evropian ka shtuar se rritja e çmimeve vjen si pasojë e agresionit rus ndaj Ukrainës dhe jo nga sanksionet ndaj Moskës, dhe ka vlerësuar hapat e Tiranës zyrtare për të monitoruar çmimet bazë me disa komisione të posaçme./A2/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, në një deklaratë…