Fëmijët e ‘Down Syndrome Kosova’ realizuan aktivitete me ushtarët e FSK-së (foto)

18 mars 2022 | 16:27

Në vigjilje të Ditës Botërore të Sindromës Down, Ministria e Mbrojtjes dhe shtabi i përgjithshëm i FSK-së,  të premten në Kazermën “Adem Jashari” kanë organizuar pritje për fëmijët e qendrës “Down Syndrome Kosova”.

Fëmijët së bashku me ushtarët e FSK-së kanë realizuar aktivitete të ndryshme të karakterit sportiv, artistik e socializues, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me ç’rast ka thënë “sot është një nga ditët më të mira dhe se një nga gjërat që mësojmë çdoherë kur jemi mes këtyre engjëjve, është që të besojmë se ne komunikojmë në heshtje, me energjinë që përcjellim e dashurinë që del nga zemrat tona”.

Në fund të këtij aktiviteti, ministri Mehaj ka ndarë mirënjohje në shenjë vlerësimi të lart të performancës së këtyre fëmijëve, duke theksuar se mirënjohjet që janë ndarë nuk janë vetëm për përkushtimin e treguar në realizimin e aktiviteteve, por dhe në mesazhin që përçojnë gjithmonë, e padyshim këtu rol të madh kanë prindërit e mësimdhënësit e përkushtuar, institucionet, të cilët mundësojnë që këta fëmijë të shfrytëzojnë tërë potencialin e tyre e të jetojnë të pavarur si pjesa tjetër e shoqërisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri rus, Mikhail Kasyanov, tha se nuk beson se presidenti…