Mimoza Kusari tregon arsyen e largimit të vëllait të saj nga Kosova

18 mars 2022 | 23:37

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, ka treguar arsyen e largimit të vëllait të tij nga Kosova.

Duke folur për këtë çështje, Kusari-Lila ka thënë se vëllau i saj nga Kosova është larguar me qëllim të studimeve dhe aftësim profesional.

“Nuk lidhet kjo çështje me jetën, ndoshta. Vendimi për të jetuar jashtë, mund të ketë nuancë, por nuk ka qenë vendimtare. Vendimtarja ka qenë largimi i tij për studime në vitin 2002, njëjtë sikurse edhe shumë të rinj tjerë. Prej SHBA-ve ka ikur në Kanada për zhvillim profesional dhe akademik.”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo po ashtu ka deklaruar se mbështetja e saj për kodin civil nuk ka të bëjë më çështje personale por në besimin në të drejtat e njeriut

“Bindja ime, në një farë mënyre, prezantimi im nuk ka dashur të jem reflektim i situatës personal. Ky ka të bëjë ekskluzivisht ë besimin për të drejta për liritë elementare njerzore. Nuk duhet të bërë kalkulime politike mbi faktin që jetojmë në një shoqëri konservatore dhe humbim vota nëse e mbështetim atë”,  ka thënë Kusari-Lila.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është “ankuar” për Rusinë rreth…