Nuhiu: Vetëm 20 të rinj me sindromin Down të punësuar në Kosovë (video)

20 mars 2022 | 11:23

Të dielën në emision “Familja ime” në Klan Kosova, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të personave me sindromin Down, e ftuar ishte përfaqësuesja e shoqatës “Down Sindrom Kosova”, Luljeta Nuhiu.

Me Nuhiun u diskutua edhe për punësimin e personave me sindromin Down në vend, ku sipas saj deri më tani nga bashkëpunimi i shoqates me sektorin privat është arritur që të punësohen vetëm 20 persona, dhe fatkeqësishit siç tha ajo vetëm një nga ta ka arritur që të punësohet në sektorin publik.

Ajo po ashtu theksoi se sindromi down nuk është sëmundje, është çrregullim kromozomesh që vjen si rezultat i vonesës në zhvillimin fizik, intelektual dhe gjuhësor dhe se trajtimi i këtyre personave duhet të fillojë qysh në muajt e parë të jetës me terapitë e nevojshme për ta, dhe këto shërbime fatmirësishit i ofron shoqata “Down Sindrom Kosova” me një ekip multidisciplinar.

Sipas Nuhiut, misioni i shoqatës edhe më tutje vazhdon të jetë ngritja e dinjitetit të individëve me sindromë Down dhe familjarëve të tyre, duke avokuar dhe lobuar për të drejtat dhe respektimin e këtyre të drejtave, për ngritjen e cilësisë së jetës dhe gjithëpërfshirje të plotë në shoqëri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ashtu siç kishte paralajmëruar, Donald Veshaj ditën e djeshme e…