Brenda dasmes së Berlusconit me të dashurën 53 vite më të re

20 mars 2022 | 11:25

Dasma mes Silvio Berlusconi-t, 85 vjeç dhe 32-vjeçares Marta Fascina është vetëm simbolike. Nuk do të ketë asnjë vlerë ligjore.

Ata këtë të shtunë festuan përpara miqve të tyre dhe familjarëve në Vilën Gernetto në Lesmo, Brianza.

Sipas mediave italiane Berlusconi kishte veshur një kostum Armani në ngjyrë blu, ndërsa Marta Fascina një fustan të bardhë dantelle franceze, bust. Në duar mbante një buqetë me zambakë.

Të gjithë të ftuarit e dasmës ditën e djeshme kryen një test anticovid si masë paraprake.

Ceremonia u shoqërua me muzikën e një violinisti.

Të pranishëm kanë qenë të afërm dhe miq të Berlusconit si dhe gjithë të afërmit e Marta Fascinës.

Në fund të ceremonisë, të ftuarit u zhvendosën në ambientet e brendshme të Villa Gernetto për një aperitiv dhe drekë, të shoqëruar nga tre violina.

Marta është deputete e Forza Italia-s në Parlamentin italian dhe ka 2 vjet që bashkëjeton me kreun e partisë së saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dielën në emision “Familja ime” në Klan Kosova, në…